“Revolta u dëshmua por duhet të jetë e qendrueshme”/ Berisha për aksionin opozitar: Sheshi duhet të jetë i qytetarëve!

Kryedemokrati në konferencë për mediat ka folur se si lëvizja e qytetarëve në protestat e opozitës është e vetmja shpresë.
Berisha u shpreh se revolta paqësore duhet të zgjasë për aq kohë sa duhet të rrëzojë qeverinë.
Prandaj ai u kërkon demokratëve dhe gjithë qytetarëve të bashkohen në tubime të vazhdueshme.

Fjala e Sali Berishës:

"Sot shpresë e vetme, fjalë e vetme është fjala e qytetarëve.        Unë i garantoj qytetarët, me besimin më të madhe se me revoltën e tyre dhe me revoltën e popullit opozitar. Edi Rama do t’ja mbath ashtu siç ja ka mbathur çdo diktatorë tjetër.

.....

Revolta u dëshmua. Por kjo duhet të jetë e qëndrueshme. Sheshi duhet të jetë e qytetarëve.

Jo një dite, dy, tre. Por aq kohë sa duhet për ta larguar.

Ndaj dhe ne do punojmë fort. Opozita do punoj fort, për të bindur qytetarët e gatshëm për sakrifica, në një revoltë paqësore për të larguar nga skena regjimin më të urryer pas Enver Hoxhës."