BERISHA: PËRSHKALLËZOJMË L*FTËN/ Kryedemokrati publikon “Librin e Zi” të 11 Majit: Salianji u vetëpërjashtua
Sali Berisha paralajmëroi përshkallëzim të protestave me kërkesa për qeveri teknike duke prezantuar që të e quan libri I zi I zgjedhjeve të 11 Majit, që opozita I cilëson farsë elektorale. Kryedemokrati edhe një herë sqaroi qëndrimin se Ervin Salianji është i vetëpërjashtuar nga Partia Demokratike.
Sali Berisha paralajmëroi përshkallëzim të protestave me moton “Ja vdekje, ja liri”, pas tubimit të parë kombëtarë të opozitës me kërkesa për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe formimin e një qeverie teknike për të marrë drejtimin e vendit përkohësisht.
Ervin Salianji nga mesi I protestës duket se sfidoi, duke thënë se askush nuk mund ta përjashtojë nga Partia Demokratike, por Sali Berisha e tha edhe një herë qartë qëndrimin.
Këto komente për zhvillimet në vend dhe brenda partisë, kryedemokrati I bëri në prezantimin e atij që e quan “Libri i Zi” I zgjedhjeve të 11 majit, ku në 1507 faqe thotë se ka prova e fakte pse opozita e cilëson procesin farsë elektorale.
Duke e cilësuar enciklopedi të farsës dhe dëshmi të mbrotjes së votës së shqiptarëve, Berisha tha se ky material është dërguar në kancelaritë kryesore të Botës.
Në konferencë, kryedemokrati komentoi edhe cështje të tjera mes politikës e drejtësisë
