Protesta kombëtare e opozitës/ Kuçana: Numrat treguan zërin e qytetarëve... Shqipëria mbi interesat politike

E ftuar në studion e lajmeve të “Ora News”, anëtarja e Këshillit të PD-së, Ilirjana Kuçana, komentoi protestën e fundit duke theksuar se ajo përfaqësonte një kauzë qytetare dhe kombëtare, përtej interesave partiake.

" Për të gjithë ata skeptikët që dje kanë qenë me sy nga kryeministria, besoj se i patë numrat, i patë demokratët, i patë Shqipëtarët.

Duhet të themi se kjo është një protestë që ka të bëjë për Shqipërinë.

Unë personalisht futem në kategorinë e njerëzve që e dua Shqipërinë mbi partinë.

Mendoj që në një moment kaq delikat sa ç'ndodhet demokracia, institucionet, unë nuk mendoj se ka të bëj thjesht me korrupsion, por nuk ka të bëj as me vjedhje, nuk di se çfarë emri ti vendosësh", u shpreh Kuçana.

Për më shumë ndiqni intervistën e plotë: