Qeveria e rrëzuar nuk po bie/ Manaj për pazaret e AKSH-it: U bë deti kos, kjo histori nuk mund të zgjidhet pa ndërhyrjen e ndërkombëtarëve
Në një lidhje të drejtpërdrejtë në “Ora e Betit”, gazetari Arben Manaj analizoi situatën politike në Shqipëri, duke theksuar se kriza dhe korrupsioni nuk mund të zgjidhen pa ndërhyrjen e ndërkombëtarëve, veçanërisht të amerikanëve dhe britanikëve, për shkak të mungesës së besimit tek institucionet europiane.
" Jemi mësuar që mendoja se pas '5D' nuk do të kishte gjë tjetër. Unë mendoj se pas filmit 'Wag the dog" të 97 ndoshta do të ketë ndonjë skenarist tjetër të Holliwoodit i cili do të kap nga këto elementët e kësaj se çka ndodh në Shqipëri.
Problemi më i madh që shoh unë në gjithë këtë mesele shqiptare është qeveria e rrëzuar që nuk bie. Në këtë trekëndëshin e bermudës, kemi të bëjmë me një kënd që është qeveria dhe padyshim opozita dhe shoqëria shqiptare nuk po di të luaj dhe ta shfrytëzoj sepse ka arbitrin me vete që është Rama, kemi të bëjmë me ndërkombëtarët dhe me popullin e lumtur.
Këto ndodhin dhe do të ndodhin në shqipëri. Por e gjithë kjo histori nuk mund të zgjidhet pa ndërhyrjen e ndërkombëtarëve, më saktë amerikanëve dhe britanikëve sepse nuk kanë besim tek europianët sepse u bë deti kos me këto aferat e korrupsionit", u shpreh Manaj.
