VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër (23 dhjetor 2025)

Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin europian.

Ballkani përfshihet nga vranësira të dendura, me reshje intensive shiu dhe dëbore. Europa Lindore dhe brigjet e Detit të Zi përkeqësohen ndjeshëm me reshje dominuese shiu e dëbore, si pasojë e një qendre ciklonare në Juglindje të Europës.

Njihemi tani me kushtet e motit per sa i perket vendin tonë. Sipas MeteoAlb , Një qendër presioni e ulët sjell vranësira dhe reshje shiu e dëbore, sidomos pasdite dhe gjatë natës, më të theksuara në Jug dhe Juglindje. Temperaturat luhaten nga -2°C deri në 16°C. Era fryn jugore, mbi 65 km/h, duke krijuar dallgëzim mbi 4 ballë.

Do të njihemi tani me kushtet e motit në rajon dhe Europë për ditën e nesërme, Europa Juglindore ndikohet nga masa ajrore veriore, me reshje shiu, dëbore dhe mini-stuhi ere. Europa Lindore përjeton stuhi të forta dëbore dhe temperatura shumë të ulëta, ndërsa Europa Qendrore dominohet nga mot i qëndrueshëm.

Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, Vendi dominohet nga vranësira, me rrebeshe shiu në Ultësirën Perëndimore dhe reshje dëbore në gjysmën Lindore, më intensive në Juglindje. Gjatë mbrëmjes pritet dobësim i reshjeve. Temperaturat luhaten nga -1°C deri në 15°C. Era fryn juglindore, mbi 50 km/h, me dallgëzim 3 ballë.

Shohim tani temperaturat minimale dhe maksimale sipas MeteoAlb për vendin dhe rajonin.