Borsh/ Një gur i madh zë drejtuesin e skrepit, transportohet me helikopter drejt Tiranës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Dhjetor 2025, 18:50
Një aksident i rëndë në punë është regjistruar rreth orës 15:00 në një gurore në Borsh, ku një punonjës ka mbetur i plagosur rëndë.
Sipas informacioneve paraprake, një gur me përmasa të mëdha ka rënë papritur gjatë operacioneve të punës, duke zënë drejtuesin e skrepit, Adnan Hysi, 43 vjeç. Për pasojë, ai ka pësuar dëmtime të rënda trupore.
I lënduari është transportuar me urgjencë me helikopter drejt Tiranës, ku po merr trajtim mjekësor të specializuar në një spital të nivelit të lartë.
Raportohet se 43-vjeçari ka pësuar fraktura të shumta në gjymtyrët e poshtme dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
