VIDEO/ Merret me shk*lma Rexhep Ademi, shkak prona nën hetim në Kavajë. Reagon Noka: Banditët e pushtetit ...

Një video-denoncim ka mbërritur në redaksinë e “Ora Neës” ku shihet që shtetasi Rexhep Ademi, qytetari i cili më herët kishte denoncuar publikisht vjedhjen e pronës së tij, ndërsa i bënte apel shtetit që të merrte masa.

Siç duket në pamje, dhuna ndaj tij është ushtruar në ambientet e pronës që Rexhep Ademi e denoncoi disa kohë më parë ku tregonte se aty janë vendosur sonda dhe ekskavatorë.

Kujtojmë se Rexhep Ademi ka protestuar rreth një muaj më parë para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme për vjedhjen që po i bëhet pronës së tij.

Ademi edhe më herët ka ngritur shqetësimin se nuk ka asnjë reagim nga shteti në lidhje me këtë denoncim të tij.

Pasi pavarësisht se çështja është nën hetim nga pamjet duket se puna vijon.

LKidhur me këtë rast ka reaguar edhe deputeti demokrat Flamur Noka, i cili thotë se shteti hesht teksa banditët e pushtetit dhunojnë qytetarët në pronën e tyre.

“Sot, te prona e vet ku po ndërtohet një resort, ai është dhunuar brutalisht me grushte e shkelma. Policia e Kavajës, Prokuroria dhe SPAK nuk kanë reaguar. PD kërkon hetim të menjëhershëm dhe ndëshkim të autorëve”h, shkruan Noka në postimin e tij në facebook.