Në Korçë i kthyen lokalet në pika bastesh, nis procedimi penal për 3 shtetas

Vijojnë kontrollet në të gjithë territorin e qarkut Korçë, për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit.

“Goditen 3 raste të tjera të kësaj veprimtarie, në vijim të operacionit policor të koduar “Qarku”. 

Procedohen penalisht 3 shtetas të tjerë në Korçë, për këtë veprimtari të paligjshme.

Sekuestrohen 3 celularë.  

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:

-V. P., J. T., dhe R. G., banues në Korçë dhe në fshatin Drenovë, Korçë, pasi në lokalet ku këta shtetas ndodheshin gjatë kontrollit të celularëve të tyre u gjetën faqe për baste sportive.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 celularët.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme", njofton policia.