Makina përplas për vd*kje shoferin në aksin “Tepelenë-Memaliaj”, humb jetën 42-vjeçari (EMRI)
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor “Tepelenë-Memaliaj”. 42-vjeçari Andi Jaupi duke drejtuar automjetin e tij, ka përplasur 45-vjeçarin Besmir Beta, i cili ka ndërruar jetë në vend.
“Rreth orës 18:00, në aksin rrugor “Tepelenë-Memaliaj”, shtetasi A. J., 42 vjeç, banues në fshatin Veliqot, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin B. B., rreth 45 vjeç, banues në fshatin Mamaj, i cili për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje”, njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Tepelenë/Informacion paraprak
Rreth orës 18:00, në aksin rrugor "Tepelenë-Memaliaj", shtetasi A. J., 42 vjeç, banues në fshatin Veliqot, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin B. B., rreth 45 vjeç, banues në fshatin Mamaj, i cili për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje.
Drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
