Upamecano kërkon shumën marramendëse për të rinovuar me Bayern-in

Situata e rinovimit të Dayot Upamecano-s me Bayern Munchen vazhdon të jetë e tensionuar, ndërsa tani janë zbuluar kërkesat e mbrojtësit francez.

Sipas medieve gjermane, përfaqësuesit e Upamecano kërkojnë të përfshihet një klauzolë lirimi prej 65 milionë eurosh, e aktivizueshme nga viti i dytë i kontratës së re.

Përveç kësaj, lojtari kërkon një pagë vjetore prej 16 milionë eurosh, deri në 2 milionë euro shtesë në variabla dhe një bonus të lartë nënshkrimi, të ngjashëm me atë që mori Alphonso Davies gjatë rinovimit të tij.

Situata e mbrojtësit francez është ndjekur me interes nga klubet e mëdha europiane. Real Madrid, PSG, Chelsea dhe Manchester City janë të gatshëm të plotësojnë kërkesat financiare të Upamecano-s, duke i forcuar pozicionin në negociatat me Bayern-in.

Përfaqësuesit e lojtarit kanë bërë të ditur se nuk janë të nevojshme bisedime të tjera për momentin, duke e lënë çdo kërkesë të qartë mbi tavolinë.

Megjithatë, drejtuesit e Bayern-it mbeten optimistë. Drejtori sportiv, Max Eberl, deklaroi pas barazimit 2-2 me Mainz-in se shpreson që rinovimi të finalizohet:

“Hendeku mes palëve po bëhet më i vogël, - tha Eberl. Ndërkohë, Upamecano është zhvendosur së fundmi në një vilë më të madhe në Mynih, një detaj që ushqen spekulimet për qëndrimin e tij në ‘Allianz Arena’.