PRITET NISJA E PROTESTË SË PD/ Gazetari Myzyraj: 1,350 policë të angazhuar rreth e qark Kryeministrisë

Në lidhje direkte nga bulevardi "Dëshmorët e Kombit" ka raportuar gazetari i OraNews, Isa Myzyraj lidhur me protestën kombëtare të PD-së që pritet të nis në orën 18:00. 

Myzyraj ka treguar se rreth e qark Kryeministisë ndodhen 1,350 efektivë policie të angazhuar për të ruajtur sigurinë gjatë kësaj proteste. 

“Përpara godinës së Kryeministrisë aty ku në orën 18:00, përreth 30 minuta do të nis protesta kombëtare të opozitës.

Qindra qytetarë janë nisur nga rrethet e Shqipërisë për të qenë mbrëmjen e sotme prezent këtu në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku edhe PD ka thirrur protestën kundër kryeministrit të vendit, Edi Rama.

Me qëllimin e vetëm sipas PD-së, dorëheqjen e kryeministrit dhe krijimin e një qeverie teknike.

Rreth 1350 policë janë angazhuar mbrëmjen e sotme për mbarëvajtjen e protestës, të cilët janë vendosur anë e qark Kryeministrisë ndërkohë që kangjellat kanë rrethuar të gjithë godinën."- tha gazetari.

PRITET NISJA E PROTESTË SË PD/ Gazetari Myzyraj: 1,350 policë