VIDEO/ Publikohen PAMJET e vinotekës 4 milionë euroshe nga vila e Gys Agasit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar pamjet e vinotekës me vlerë rreth 4 milionë euro, e cila ndodhej në vilën e Gys Agasit dhe që i përket kryeministrit Edi Rama.

Sipas Berishës, shishet e verës së rrallë dhe me vlerë të jashtëzakonshme janë vjedhur nga drejtori i Doganave, Elvis Doçi, në bashkëpunim me Ilirjan Prodën, me qëllim transportimin e tyre drejt Surrelit.