Meta: Të gjithë në këmbë për t'ua rikthyer Shqipërinë, shqiptarëve. Xhixho: Liria fitohet vetëm duke mos u tërhequr! Blushi: Regjimet bien kur populli ngrihet!
U mbajt pasditen e sotme mbledhja e KDK ku u përcoll dhe një mesazh edhe nga Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Mesazhi i Presidentit Meta në mbledhjen e KDK të Partisë së Lirisë
Të dashur anëtarë të KDK të Partisë së Lirise!
Ju përcjell përshëndetjet më të përzemërta të gjithëve ju sot në këtë mbledhje në prag të protestës kombëtare kundër pengmarrësit të Shqipërisë dhe korrupsionit të tij skizofrenik që nuk e mbulon dot më askush.
Ju falenderoj pëe qëndresën dhe persistencën tuaj që ju nderon juve sot por edhe do të bëj krenarë në të ardhmen për ju dhe rolin tuaj edhe fëmijët tuaj.
Sepse ju jeni në vijën e parë të betejës kundër një regjimi mafioz të implantuar për të shpopulluar Shqipërinë, për të shpërbërë vlerat më të mira të shoqërisë tonë e sidomos të familjes Shqiptare.
Ligji antifamilje është atentati më I rëndë që I bëhet identitetit dhe dinjitetit të cdo Shqiptari.
Ndaj të gjithë pa dallime partiake, të ngrihemipër të shporrur këtë klikë sorrosiste pa atdhe, pa familje, pa zot dhe pa gjini.
Ose më saktë ata kanë vetëm një “gjini” atë të kleptokratëve.
A e patë si avulloi prova e kantinës së verës prej miliona eurosh të koordinatorit famoz që është në kërkim.
Besoj se e keni të qartë se cfarë ndodh me provat e atyre që janë në detyrë edhe pse të pandehur nga vetë drejtësia e tyre.
E theksoj drejtësia e tyre sepse është produkt i 69 votave antikushtetuese të Edi Ramës dhe jo i 140 votave konsensuale që u arritën kundër vullnetit të Edi Ramës.
Imagjinojeni sikur të ishin vërtetë përballë një drejtësie të pavarur!
A mund të kakariste maj plehut nje “gjel” që me firmën e tij paracaktoi fituese kompaninë e inceneratorëve që ende nuk ishte krijuar?
A nuk ishte ky qëe ktheu shumicën parlamentare në barrikadë ndaj kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda për të penguar arrestimin dhe kontrollin e banesës së ish-Ministrit të tij të Brendshëm?
Pasi aktroi për gjashtë vite me rradhë me drejtësinë e tij me regji duke I dorëzuar me marrëveshje shumë nga bashkëpunëtorët e tij, tani ka vendosur prapë të ngrejë barrikadën e 83 “Diellave” pëe pengimin e drejtësisë, jo se ka hallin e Lindave të tij, por vetëm të lëkurës së tij.
Ndaj të gjithë në rrugë për të shembur këtë barrikadë të kleptokracisë, këtë barrikadë të korrupsionit të organizuar të shkrirë në një më keimin e organizuar.
Të gjithë të ngrihemi në këmbë për të shembur ligjin antifamilje dhe për të zbatuar e forcuar Ligjin Antimafie në mënyrë që ti kthejmë popullit Shqiptar të gjitha lekët dhe pasuritë e grabitura nga organizata kriminale me kryetarin e saj.
Misioni ynë ështëqë Shqipërinë tua rikthejmë Shqipëtarëve. Ky mision do përmbushet me cdo cmim. Mirënjohje të gjithëve për sakrificat dhe kurajon
Fjala e Sekretarit të Përgjithshëm, Tedi Blushi në mbledhjen e KDK të Partisë së Lirisë

Të dashur anëtarë të Komitetit Drejtues Kombëtar,
Të dashur shqiptarë,
Në më pak se 2 orë, ne do të dalim në shesh për të nisur bashkë me shqiptarët aksionin e pandalshëm të rrëzimit dhe largimit përgjithmonë të Narkoshtetit.
Pushteti i kalbur i krimit dhe korrupsionit ka rënë sepse nuk ka asnjë lidhje me interesin e qytetarëve të thjeshtë dhe nuk përfaqëson vullnetin e popullit.
Asnjë regjim i ndërtuar mbi frikën, korrupsionin, krimin dhe padrejtësinë nuk mund të qëndrojë përgjithmonë sado represiv dhe i egër të jetë.
Shqiptarët janë zgjuar dhe sot me zemëratën e tyre të ligjshme, kundër një regjimi që u ka ngulur thikën në palcë, do të thonë fuqishëm fjalën e tyre.
Sovrani është ngritur në këmbë për t’a shporrur Edi Ramën që e shndërroi shtetin në vegël të krimit dhe ndërtoi një sistem grabitjeje kombëtare, ku paratë publike nuk shkojnë për paga, pensione dhe shërbime dinjitoze, por përfundojnë në xhepat e tij.
Barrën e kësaj babëzie skizofrenike që na rendit vendin e parë në Europë për korrupsion e mbajnë pensionistët, fermerët, mësuesit, mjekët, infermierët, minatorët dhe punëtori i thjeshtë.
Aferat e Belinda Ballukut na treguan se si paracaktohen tenderat për të grabitur me një dorë qindra milion euro.
Afera e AKSHI-t hodhi dritë se si bëhen bashkë grupet kriminale dhe Policia e Shtetit për të rrëmbyer dhe frikësuar ata që nuk i pranojnë garat fiktive dhe vjedhjen ditën për diell.
Edi Rama sot nuk po mbron as Belinda Ballukun dhe as Ergys Agasin, por veten dhe hajdutëritë e përbindshme të tij.
Çdo sekondë që Edi Rama qëndron në pushtet ndihmon vjedhjen në çdo sektor dhe varfërimin e pandalshëm të shumicës dërrmuese të shqiptarëve.
Sot të rinjtë nuk ia dalin të krijojnë një familje sepse lekët e krimit dhe korrupsionit kanë rritur në qiell çmimet dhe qeratë e apartamenteve.
Belinda Balluku ka sot 300 shtëpi, ndërsa 90% e të rinjve nuk blenë dot as një garsioniere në periferi të Tiranës, sepse u duhen 70-80 vite punë.
Shqiptarët janë sot populli më i varfër i Europës se ky regjim u taton bukën e gojës 20%, ndërkohë që kazinotë e kartelit të Sinaloas i taton 6% ndërsa oligarkët e maskuar si “partnerë strategjikë” që plaçkisin pronat publike dhe private të shqiptarëve nga Veriu në Jug i taton 0%.
Sot jemi të vjedhur sepse me pagat, pensionet dhe të ardhurat mizerabël i paguajmë ushqimet e shportës 50% më shtrenjtë se në vendet e Bashkimit Europian.

Në vendin tonë ku pagat dhe pensionet janë sa gjysma e atyre në Kosovë, një kilometër rrugë e ndërtojmë 6-7 fish më shtrenjtë se kudo në kontinent.
Kjo ndodh sepse Kreu i Organizatës nuk ngopet së vjedhuri taksat e shqiptarëve dhe në vend t’ua shpërndajë atyre për rritje pagash e pensionesh, alokon 70% të buxhetit të shtetit për ndërtimin e gjoja projekteve publike që shkërmoqen si rrugët e florinjta në të katër anët e vendit.
Vetëm kostoja e një shishe verë që Edi Rama pi në ditë (33 mijë euro/shishja) është baraz me pensionin mesatar të 15 viteve.
4 milion euro koston vetëm kantina personale e verërave të Edi Ramës, aq sa duhet dhe tepron për ndërtimin e një shkolle në Astir që nuk u ndërtua kurrë.
Ndërkohë që harxhon 10 mijë euro në javë për detoksin në spitalet më të shtrenjta të Italisë, Edi Rama shpërndan 8 mijë lekë të vjetra ndihmë për personat me aftësi të kufizuar dhe 1.500 lekë ndihmë ekonomike në muaj për familjet në nevojë me 4 anëtarë.
Fyerje dhe poshtërim irritues, që nga sot dhe në ditët në vijim do të marrë përgjigjen e merituar.
90 mijë euro në ditë paguan Qeveria për një incenerator që nuk ekziston por nuk jep 75 mijë euro për të blerë pajisjet në Onkologjik që do shpëtonin mijëra të sëmurë me tumor dhe do t’i jepnin fund tragjedive në këtë spital në kufijtë e krimit kundër njerëzimit.
Vetëm në aferën e Tunelit të Llogarasë, Rama dhe Balluku shtuan pasurinë e paligjshme me 75 milion euro deri duke zhdukur edhe 2 ura, ndërsa për vitin e ardhshëm vendosën që pensionet të rriten vetëm 60 lekë në qytet dhe 20 lekë në fshat.
Këto çikërrima, që herë i quan indeksim dhe herë rritje pensioni, janë tallje, fyerje dhe poshtërim për mbi 700 mijë pensionistë, që detyrohen të zgjedhin mes ilaçeve dhe ushqimit, sepse 60% të pensionit të tyre nuk del as për të blerë bukë, e jo më për të paguar edhe faturat e kripura të energjisë elektrike.
Në vend të dedikonte fonde shtesë për rimbursimin e energjisë elektrike për të gjithë pensionistët e vetmuar, Edi Rama vjedh 95 mijë euro në ditë për dy tigrat lundrues nga Bangladeshi që kurrë nuk prodhuan 1 kilovat energji dhe të vetmen emergjencë që zgjidhën ishte se ku do punësohej Yuri Kim pasi flama SOROS të shpallej “Non Grata” në administratën amerikane.
Sot jo vetëm nuk kemi një sistem shëndetësor të mirëorganizuar, por kemi një rrjet plaçkitës të mafias së ilaçeve që funksionon sipas parimit “paguaj ose vdis”.
Tragjeditë në Spitalin Onkologjik janë kthyer në simbolin e korrupsionit që vret pa mëshirë, të një qeverie të pashpirt që shpërdoron dhe vjedh miliarda dhe i lë qytetarët në mëshirë të fatit duke mos u rimbursuar dhe garantuar barnat e domosdoshme.
Bujqësia, ky sektor jetik i ekonomisë së vendit, ku është e punësuar 40% e fuqisë punëtore aktive, është në koma.
Fermerët po falimentojmë masivisht sepse edhe fondet IPARD, para të Bashkimit Europian, u zhdukën, u grabitën dhe përfunduan te inceneratorët, ndërsa fshati shqiptar u la pa mbështetje, pa investime dhe pa shpresë.
Arsimi është braktisur dhe rinia po largohet masivisht sepse kurrë nuk kanë qenë prioritet i Qeverisë.
Edi Rama ka zgjedhur t’i dëbojë sepse kërkon një shtet të dobët, nën kontroll, që t’i shërbejë vetëm atij dhe jo qytetarëve.
Ndaj e ka nxitur shpopullimin dhe vijon ta bëjë çdo ditë, deri duke goditur në AND familjen shqiptare, siç veproi me ligjin e zi dhe antikombëtar të diktuar nga George Soros për shpërbërjen me ligj të saj, me qëllim shndërrimin e Atdheut tonë në një fermë të surogacisë dhe perversitetit moral.
Provat e korrupsionit të përbindshëm janë të dritë të diellit, nga rruga Qukës-Qafë Plloçë, te Onlogjiku, e deri te kantina e verërave të Edi Ramës, sa do që ai të përpiqet t’i mbulojë gjurmët e krimeve të tij.
I zhdukuri i aferës së AKSHI-t, Ergys Agasi ia doli ta zhdukë kantinën-provë kundër Edi Ramës, imagjionin se çfarë po u bën sot Belinda Balluku, që është ende në zyrat e shtetit, provave të korrupsionit të saj dhe “palloshit të gjatë”.
Ndaj të gjithë sot të thonë fjalën e tyre për ndarjen përfundimtare nga ky regjim kriminal që funksionon si organizatë e strukturuar mafioze, që ka marrë peng shtetin dhe drejtësinë.
T’u tregojmë me vendosmëri se frika vritet vetëm duke u përballur me të, se regjimet bien kur qytetarët ngrihen, se asnjë pushtet nuk është më i fortë se një popull patriot, i bashkuar dhe i vendosur.
Sot shqiptarët janë në këmbë për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të tyre themelore, përballë një regjimi armik të tyre që e ka shndërruar Shqipërinë, në të vetmin vend anëtar të NATO-s me të burgosur politik.
Ilir Meta mund të jetë sot pas hekurave, i burgosur politik i Narkoregjimit që e rrëmbeu dhe e izoloi nga tmerri që ka nga të vërtetat e tij, por kauza e lirisë që ai përfaqëson nuk mund të burgoset kurrë, ajo do të jetë sot në shesh, në zërin tuaj, në guximin tuaj, në fuqinë dhe vendosmërinë tuaj për t’u përballur me këtë regjim armiqësor.
Me Ilir Metën në krye ne do ta fitojmë këtë betejë sepse mezi presim të vemë në jetë 5 Prioritetet tona për 4 milion shqiptar plus, që do hapin një kapitull të ri për Shqipërinë e dekadave që do të vijnë, fuqi prodhuese dhe eksportuese në rajon, ku shpopullimi do të ndalet sepse do të dyfishohen pagat dhe pensionet, do të mbështeten familjet e reja, do të financohet siç e meriton arsimi dhe bujqësia dhe mirëqenia e shqiptarëve do të rritet, duke u garantuar jo vetëm shpresë por edhe mundësi të reja për të ndërtuar të sigurt të ardhmen në Atdheun e tyre.
Regjimet bien kur populli ngrihet. Ne e dimë se kjo përballje kërkon sakrifica.
Por ne jemi gati të paguajmë çdo çmim për lirinë e Shqipërisë!
Koha është e guximtarëve!
Fitorja jonë është më pranë se kurrë!
O sot o kurrë!
Fjala e Kryetarit të Komitetit Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë, Edmond Haxhinasto
Nuk ka moment me te veshtire per nje popull kur keq-trajtimi, vjedhja dhe dhunimi i eshte bere kaq haptazi dhe me kaq arrogance sic po i ndodh sot shqiptareve nga keq-qeverisja .
Sot, kalvari i mbijeteses eshte tejzgjatur nga nje bande e pangijshme dhe kleptomane te cilet mireqenien dhe ekzistencen e tyre publike e gëzojnë sepse vodhen nje enderr te nje populli teper te varfer.
Ky popull sot po dhunohet haptazi ne gjithe ekzistencen e tij. Siguria e jetes, qe ne lindje, nje e drejte universale e cdo individi, sot eshte perdhosur. Shqiptaret sot lindin me pak, kane me shume semundje ne trupin e tyre, nga ndotja dhe ushqimi i pakontrolluar, paguajne me shume se cdo evropian tjeter per shendetin e tyre nga xhepi, mesojne e nxene me pak ne shkolla e universitete, paguhen me pak per punen qe bejne dhe paguajne me shume per te mbijetuar.
Vullneti i ketij populli vidhet e blihet nga nje makineri krimi e trullosje mediatike e kesaj bande qe financohet nga droga e trafiqet. E cila nuk kursen asgje: as kushtetuten, as themelet e shtetit. Banda e krimi nuk kursejne asgje. Ata kontrollojne sistemet e komunikimit, te bankave, te parave, te prokurimeve, te komunikimeve te klasifikuara, te ilaceve qe mbajne jete gjalle, te pensioneve e te ndihmes ekonomike. Asgje nuk kursehet, asgje nuk eshte me e sigurte.
Duart e kleptomaneve futen dhe vjedhin miliona drejtperdrejte ne buxhetin e shtetit, por me teper, ne xhepat e shqiptareve te varfer.
Ligji nuk eshte i barabarte per te gjithe. Mbrojtesit e ligjit, shpesh nuk jane zbatues te tij. Policia shpesh eshte njësh me banden.
Shteti ka rene. Krimi ka hyre ne cdo qelize te tij.
Presidenti i Partise se Lirise eshte ne izolim te plote. Ja kane shume friken lidershipit te tij. Por e drejta do te vonoje por do te ngadhnjoje.
Nderkohe, te pangijshmit e pushtetit rreshqasin ne labirinte procedurash gjyqsore, e mbrojtje politike.
Por laku po shtrengohet. Anija e bandes po fut uje nga shume drejtime. Mbytja eshte e pashmangshme.
Me kete popull u tallen. Ju tha se ky popull nuk ngrihet. Po jo! Ky popull proteston. Shqiptaret kane protestuar gjithnje ne heshtjen e tyre, ne zemren dhe shpirtin e tyre. Kane protestuar me largimet masive si asnje komb tjeter. Por shqiptaret dine te protestojne edhe me ze te larte. Dhe kete do ta tregojne edhe sot.
Protesta eshte nje e drejte e lindur. Qeniet me ndergjegje protestojne nuk u shkelen te drejtat, dinjiteti.
Protesta nuk eshte per kreditim per partite. Eshte shprehje e indinjates si individe, si familje, si shoqeri. Eshte guximi per te shprehur dinjitetin, mortalin, karakterin si individe. Protesta eshte tregues i dinjitetit te larte qe kemi si popull.
Protesta eshte per ti thene MJAFT nje bande te pangijshme qe dhunojne njerezit, femijet, femijet e femijeve, te lindurit e ato qe do te lindin. Qe dhunojne besimin, endrren, shpresen, por edhe buken ne pjate.
E keqja ka trokitur ne deren e secilit prej nesh. Nuk ka me as alibi, as pritje per te pare “si do shkojne gjerat”. KOHA ESHTE TANI.
Partia e Lirise, eshte e kthjellet per misionin qe ka perpara. Si pjese e frontit opozitar, ne krye te prioriteteve te saj eshte rrezimi i rregjimit te pangijshem e kleptoman.
Me tej, sfida jone eshte te realizojme prioritetet madhore per t’i kthyer shqiptareve sovranitetin te zgjedhin, per te ndalur shpopullimin, per te mbeshtetur familjen, per te zhvilluar vendin, per te fuqizuar rinine.
Por asgje nuk mund te realizohet per tranformimin themelor, largimin e narkoqeverise. Koha eshte sot! Dhe koha fillon me protesten si shprehje e dinjitetit te gjithesecilit.
Fjala e Zv. Presidentes të Partisë së Lirisë, Znj. Erisa Xhixho.
Vijmë sot në këtë takim pas sfidave jo të lehta si forcë politike. Zgjedhjet e 11 majit nuk ishin as të lira, as të ndershme, por të manipuluara dhe të kontrolluara politikisht nga pushteti. Këtë e provoi qartë raporti i OSBE-ODIHR, por para se të vinte ky raport, secili prej nesh e pa qartë se si u shkel hapur vullneti i qytetarëve.
Si Parti e Lirisë, rruga jonë deri këtu ka qenë e vështirë. Ne po përballemi me një regjim, i cili është investuar për të goditur kundërshtarët politikë. Burgosja dhe izolimi i presidentit të Partisë së Lirisë, është prova më e qartë për këtë. Ajo është dëshmi e hakmarrjes politike, e frikës së pushtetit nga fjala e lirë, nga opozita reale, nga një zë që nuk i është trembur kurrë së vërtetës por i ka dalë asaj gjithmonë përballë. Dhe 2 raportet e Avokatit të Popullit e faktojnë këtë.
Ne jemi sot në një betejë të ashpër me këtë regjim. Pavarësisht sfidave, ne ia kemi dalë gjithmonë të ringrihemi dhe të jemi edhe më të fortë.
Sepse ne kemi vendosur gjithmonë të parin interesin kombëtar dhe lirinë e shqiptarëve. Këto janë vlera të panegociueshme për ne.
Sot nuk përballemi thjesht me një qeveri, por me një narkoregjim që ka kapur shtetin, ekonominë dhe institucionet.
Me një pushtet që jeton në luks ekstrem, ndërsa qytetarët mbijetojnë në varfëri. Ditët e fundit, para syve të të gjithë shqiptarëve janë shpalosur njëra pas tjetrës skandale dhe afera që në çdo vend normal do të kishin çuar në dorëheqjen e menjëhershme të gjithë kabinetit qeveritar.
Tuneli i Llogarasë – 75 milionë euro, një megaaferë korruptive, ku zv.kryeministrja e pandehur, por ende në detyrë, sepse gëzon mbrojtjen politike të Edi Ramës pasi tashmë të gjithë jemi të qartë që ai është urdhëruesi i çdo afere korruptive.
Vera e kryeministrit mbi 33 mijë euro dhe vinoteka me vlerë 4 milionë euro që janë simbol i arrogancës, ndërkohë njerëzit nuk përballojnë dot as shpenzimet bazë, pensionistët që nuk mbyllin dot muajin, të sëmurët me kancer që nuk kanë ilaçe, spitalet pa aparatura, mësuesit dhe pedagogët e shpërfillur apo qytetarët e varfër që nuk e njohin tavolinën e festës.
Skandali i AKSHI-t ka ekspozuar thellësinë e gropës së abuzimeve me paratë e shqiptarëve si grup i strukturar kriminal, duke cenuar sigurinë këmbëtare dhe duke vërtetuar pengmarrjen e organizuar në funksion të manipulimit të tenderave publikë. Pra, krimi vendos për paratë tona.
Përballë këtij realiteti, Partia e Lirisë ka një detyrë historike: të mos heshtë, të mos tërhiqet dhe të vijojë betejën e saj në emër të lirisë dhe një Shqipërie të jetueshme për të gjithë. Sepse Shqipëria nuk është pronë e një narkoregjimi. Shqipëria u përket qytetarëve të saj.
Tashmë Edi Rama praktikisht ka rënë. Çdo përpjekje e tij është vetëm për të fituar kohë, por fundi është i pashmangshëm:
Intensifikimi i komunikimit me qytetarët është detyrë parësore e çdo anëtari të Partisë së Lirisë. Shqiptarët do të ngrihen në protesta të vazhdueshme. Detyra jonë është t’i mbështesim, t’i nxisim dhe t’i organizojmë me të gjitha forcat tona.
Organizimi dhe gjallërimi i strukturave është jetik. Duhet të forcojmë lidhjet me çdo strukturë, çdo kontakt dhe çdo mbështetës. Aksioni ynë duhet të jetë i vazhdueshëm, i pranishëm në terren, dhe burimet tona njerëzore e organizative duhet t’i shtojmë dhe t’i forcojmë çdo ditë.
Kjo është ora e përgjegjësisë.
Kjo është ora e veprimit.
Partia e Lirisë duhet të jetë në krah të qytetarëve, mes qytetarëve dhe për qytetarët.
Bashkë do ta çojmë këtë betejë deri në fund.
Sepse liria fitohet vetëm duke mos u tërhequr.

