AUDIO TRONDITËSE NË GJYKATË/ Krisma e a*mës dhe britmat e femijeve, nga dita kritike e vr*sjes së Liridonës
Momente tejet të rënda janë dëgjuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, gjatë seancës për vrasjen e Liridona Ademajt. Aty është lëshuar një audio-regjistrim ku dëgjohet krisma e armës dhe britmat e fëmijëve. Pamjet dhe audio-regjistrimet hedhin dritë mbi lëvizjet e të akuzuarve në ditën kritike.
Kjo audio tronditëse është dëgjuar gjatë seancës gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademajt.
Në gjykimi ndaj Naim Murselit, Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës, janë shfaqur video-incizime dhe është lëshuar një audio-regjistrim nga momenti kritik i ngjarjes.
Në audio dëgjohet krisma e armës, e pas saj britmat e fëmijëve, të cilët ndodheshin në veturë në momentin kur nëna e tyre u vra.
Sallën e gjyqit e kanë përfshirë momente të rënda emocionale, ndërsa incizimi është cilësuar si një nga provat më tronditëse të procesit.
Pamjet e paraqitura në gjykatë tregojnë lëvizjet kronologjike të të akuzuarve më 29 nëntor 2023. Fillimisht, kamerat e sigurisë kapin Naim Murselin duke dalë nga shtëpia e tij, e më pas takimin me Granit Plavën.
Sipas video-incizimeve, dy veturat “Range Rover” dhe “Seat” lëvizin në të njëjtën linjë, duke u ndalur në disa lokacione, përfshirë një restorant në Graçanicë, ku Murseli darkon me Liridonën dhe dy fëmijët e tyre, ndërsa Plava ndodhet në një tavolinë tjetër.
Pamjet tregojnë gjithashtu momentin kur Murseli i afrohet tavolinës së Plavës dhe i bën shenjë me dorë, pak para se familja të largohet nga restoranti. Vetura e Plavës shihet duke i ndjekur gjatë gjithë kohës.
Incizimet përfundojnë me pamjet nga rruga “Dalip Alshiqi” në Bërnicë, ku ndodhi vrasja. Prokuroria thotë se provat audio-vizive përforcojnë dyshimet për planifikimin dhe bashkërendimin e veprimeve në ditën kritike. Seanca gjyqësore pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim me paraqitjen e provave të tjera nga ana e Prokurorisë.
