Kurti: Nuk lëkundemi për sigurinë e Republikës, investime miliardëshe në ushtri!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Dhjetor 2025, 16:42
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherë edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka premtuar buxhet prej 1 miliard eurove për mbrojtje.
Kurti ka deklaruar se në mandatin e ardhshëm, do të nisë edhe programi i rezervës vullnetare.
“Nuk lëshojmë pe për Republikën e sigurt: në mandatin e ardhshëm do të ndajmë të paktën 1 miliardë euro për mbrojtje dhe ushtri, do të ndërtojmë fabrikën e municioneve dhe dronëve ‘Made in Kosova’ dhe do ta nisim programin e rezervës vullnetare”, ka thënë më tej Kurti.
