JO KOALICION VETËVENDOSJE - PDK! Haxhiu nuk lë vend për bashkëpunim pa “reformimin” e demokratëve
Albulena Haxhiu si përfaqësuese e vetëvednosjes nuk lë opsion koalicionin paszgjedhor më PDK pa reformim sic thotë të demokrateve. Ajo akuzon sistemin e drejtësisë që heshti përball krimit dhe korrupsionit
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, si përfaqësuese e Vetëvendosjes përjashtoi koalicionin paszgjedhor me PDK-në, të paktën pa një reformim sic thotë të rivalëve, ndërsa forcat do të përballen në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Ish-ministrja e Drejtësisë, thotë se fjala i takon qytetarëve, por partia e Albin Kurtit sipas saj do të jetë sërish fituese
“Unë besoj që gjatë kësaj kohe qytetarët e Kosovës kanë mundur t’i shohin veprimet e subjekteve politike, t’i vlerësojnë ato dhe më 28 dhjetor është dita kur ata do të vendosin se kush do të mbaj përgjegjësi për situatën aktuale prej subjekteve politike se cili do të mbështetet më shumë.”, tha ajo.
Albulena Haxhiu, si përfaqësuese e Lëvizjes Vetëvendosje është e prerë në qëndrimin se kush është fajtori për tu ndëshkuar me votë në zgjedhjet e jashtëzakonshme, por zyrtarja e partisë së Albin Kurtit tregohet e matur për koalicionit e mundshme për të qeverisur vendin
“Sa i përket PDK-së edhe gjatë kësaj kohe PDK duhet të reformohet në mënyrë që VV ta konsideroj si partner por meqë jemi në rrethana të tilla fillon fushata zgjedhore është e rëndësishme ta presim rezultatin zgjedhor dhe të ulemi ta shohim me pas”, deklaroi Albulena Haxhiu.
Sipas saj, Vetëvendosje ka listën më të mirë, përçka theksoi se do të jetë sërish parti e parë. Haxhiu e pati një përgjigje edhe pse Vetëvendosje kundërshtoi çertifikimin e Listës Serbe.
“Së pari ne kemi dhënë qëndrime tona në raport me Listën Serbe prej momentit kur Lista Serbe ka dalë si koncesion nga negociatat me Serbinë ne kemi thënë që Lista Serbe nuk është një subjekt politikë që ka dalë nga qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë por pas pazareve në negociatat me Serbinë. Ajo nuk e njeh as Republikën e Kosovës, as nuk ka veprime në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi.”, tha ajo.
Kritika nënvizoi edhe mbi Prokurorinë Speciale të Kosovës.
“Së pari ne kemi pasur përpjekje që nga fillimi i mandatit që ta bëjmë reformën në drejtësi dhe fatkeqësisht as Vettingu në sistemin e drejtësisë e as reforma në Këshillin Prokurorial nuk është mbështetur nga ana e sistemit të drejtësisë. ... Në këtë drejtim ne konsiderojmë që Prokuroria nuk është ende në nivelin e duhur sa i përket luftës kundër korrupsionit, krimit të organizuar. Vetëm Qeveria e Kosovës ka dorëzuar mbi 200 dosje që kanë të bëjnë me dyshime për miliona euro që janë keqpërdorur, por në anën tjetër asnjëri prej këtyre rasteve nuk është trajtuar nga ana e Prokurorisë”, u shpreh ajo.
Albulena Haxhiu u drejtoi një thirrje edhe ndërkombëtarëve, kur vjen puna tek sulmet të cilësuara terroriste ndaj Kosovës nga Serbia.
“Është e rëndësishme që partnerët tanë ta kuptojnë se kush është Serbia dhe ta bëjnë përgjegjëse edhe për sulmin në Banjska edhe për Ibër-Lepenc dhe të dorëzoj çdo person që kërkohet për këto krime të rënda”, tha Haxhiu.
Qytetarët e Kosovës do t’u drejtohen sërish kutive të votimit më 28 dhjetor, pas dështimit në formimin e qeverisë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit


