"Marrëveshja e Ohrit ka ngecur"/ Eksperti Geron Kamberi shpjegon arsyet e këtij "ngërçi"

Në studion e OraNews ka qenë i ftuar eksperti i çështjeve ndërkombëtare, Geron Kamberi i cili fillimisht ka folur lidhur me marrëveshjen e Ohrit dhe kërkesën e SHBA ndaj Kosovës dhe Serbisë për ta njohur atë.

Kamberi është shprehur se kërkesë e Shteteve të Bashkuara nuk është asgjë e re pasi kjo marrëveshje ka hyr në fazë ngecje që nga momenti që është nënshkruar.

Nuk besoj se ka diçka të re të kësaj kërkese nga SHBA. Marrëveshja e Ohrit që është në kuadër të zbatimit të tij, është një aneksi të marrëveshjes së Brukselit që u nënshkrua midis Serbisë dhe Kosovës, gjatë bisedimeve të BE.

Natyrisht kanë hyr në një fazë ngecje që prej momentin që është nënshkruar.”- u shpreh eksperti.

Ndërkaq, Kamberi ka thënë se ky “ngërç” buron nga fakti që Albin Kurti refuzon njohjes e komunave me shumicë serbe pasi Serbia gjithashtu nuk hedh hapin për të njohur Kosovën si shtet të pavarur. Për të kjo është e arsyeshme.

“Arsyet tashmë dihen. Ka qenë fakti që pala kosovare nëpërmjet kryeministrit Albin Kurti që Serbia para se të kërkojë njohjen e asosacioni të komunave serbe, të njoh shtetin e Kosovës.

Nga ana tjetër, çdo element tjetër i njohjes së përbashkët midis tyre mbi vendet e tyre, të mbështetet mbi këtë parakusht nga ana e qeverisë së Kosovës, që më duket e arsyeshme.  Duke pasur parasysh të gjithë rrjedhojën e asaj që vjen më pas.”- tha ai.