Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër (21 dhjetor 2025)

Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin europian.

Cikloni i fuqishëm në Veriperëndim sjell reshje shiu e dëbore në Iberik, Britani dhe Europën Qendrore; Alpet priten me dëborë të dendur.

Ndërsa Skandinavia, Ballkani, Egjeu dhe Deti i Zi paraqiten me mot më të qëndrueshëm.
Njihemi tani me kushtet e motit per sa I perket vendin tonë.

Sipas MeteoAlb, paraditja vjen me kthjellime, sidomos në bregdet; pasdite pritet shtim vranësirash, më të fokusuara në Jug e Juglindje, me flokë dëbore lokalë.

Temperaturat luhaten nga -2°C deri ne 21°C. Era fryn lindore deri 30 km/h, dhe dallgezimi ne brigjet detare do te jete 1 ballë.

Do të njihemi tani me kushtet e motit në rajon dhe Europë për ditën e nesërme, Iberiku dhe Ishujt Britanikë vijojnë me reshje shiu dhe stuhi ere; përkeqësim pritet edhe në Europën Qendrore dhe Italinë Veriore.

Nga ana tjeter Ballkani dhe brigjet e Egjeut priten me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, Paraditja sjell kthjellime dhe vranësira, më të dukshme në Juglindje; pasditja vjen me shtim vranësirash, reshje të pakta shiu e dëbore.

Temperaturat luhaten nga -3°C deri ne 21°C. Era fryn juglindore mbi 35 km/h, dhe dallgezimi ne det do te jete mbi 2 ballë.

Shohim tani temperaturat minimale dhe maksimale sipas MeteoAlb për vendin dhe rajonin.