VIDEO/ Arrestohet 40-vjeçari në Kukës, krimet e tij janë të frikshme
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës kanë kapur dhe vënë në pranga Q. D., 40 vjeç, banues në fshatin Mamëz, i shpallur në kërkim nga gjykata.
Shtetasi është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Kukës me 5 vite e 8 muaj burgim për veprat penale “Dhuna në familje“, “Ngacmimi seksual“ dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit“. Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi këtë vendim, duke i mbetur për vuajtje 3 vite, 6 muaj e 3 ditë burgim.
Ai u arrestua pas kallëzimit nga bashkëshortja dhe dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy vajzat e tij të mitura. Gjatë kontrollit në banesë, policia sekuestruar 14 kapsolla denator, 2 fitilë zjarrpërcjellës, 1 granatë ofensive dhe 5 krëhera automatiku.
Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
