Blloqet e betonit në Vlorë rrezik serioz për qytetarët/ Gruaja pengohet dhe dëmton kokën

Një incident është regjistruar ditën e sotme përgjatë bulevardit Ismail Qemali, ku një grua rreth 35 vjeçe është rrëzuar pasi është penguar në një prej blloqeve të betonit të vendosura në zonë.

Si pasojë e rrëzimit, ajo ka pësuar dëmtime në kokë.

Nuk është hera e parë që qytetarët hasin vështirësi dhe pengohen në këto blloqe betoni, të cilat janë vendosur pa asnjë kriter pranë bulevardit dhe trotuareve të këmbësorëve, duke u kthyer në një rrezik të vazhdueshëm për kalimtarët.

Gruaja është shoqëruar menjëherë me autoambulancë drejt urgjencës së spitalit rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.