VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër (20 dhjetor 2025)
Ju njohim me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin europian.
Britania e Madhe, Gadishulli Iberik dhe pjesë të Europës Qendrore do të jenë nën mot të paqëndrueshëm, si pasojë e një qendre ciklonare aktive. Ndërsa Skandinavia, Ballkani dhe brigjet e Egjeut do të dominohen nga mot i qëndrueshëm, me kthjellime dhe temperatura relativisht të larta.
Njihemi tani me kushtet e motit per sa I perket vendin tonë. Sipas MeteoAlb ,Moti do të jetë kryesisht i kthjellët paradite, ndërsa pasditja sjell shtim vranësirash, më të dukshme në Jug dhe Juglindje, pa reshje. Temperaturat luhaten nga -1°C deri në 22°C.Era fryn e lehtë–mesatare nga Verilindja me shpejtesi 28km’h dhe dallezim te ulet.
Do të njihemi tani me kushtet e motit në rajon dhe Europë për ditën e nesërme, Një ciklon i fuqishëm do të sjellë mot të vranët dhe reshje shiu e dëbore në pjesën më të madhe të kontinentit, veçanërisht në Iberik, Britani dhe Europën Qendrore, ndërsa Në Skandinavi, Ballkan dhe brigjet e Egjeut, moti mbetet më i qëndrueshëm.
Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, Paraditja pritet me kthjellime, sidomos në bregdet; pasditja sjell shtim vranësirash, më të fokusuara në Jug dhe Juglindje, ku lokalisht pritet dëborë.
Temperaturat luhaten nga -2°C deri në 21°C.Era fryn lindore shpejtesi 30km|h, me dallgëzim ne brigjet detare 1 balle. Shohim tani temperaturat minimale dhe maksimale sipas MeteoAlb për vendin dhe rajonin.

