Kukës/ I dënuar më parë me vite burg për dh*në në familje, arrestohet 40-vjeçari që ab*zoi me dy vajzat e tij
Policia e Kukësit ka arrestuar 40-vjeçarin të identifikuar me inicialet Q.D., i cili ishte dënuar më parë dhunë në familje dhe ngacmim seksual me dy vajzat e tij të mitura.
Blutë gjithashtu kanë gjetur gjatë kontrollit në banesën e tij 14 kapsolla denator, 2 fitilë zjarrpërcjellës, 1 granatë ofensive dhe 5 krehëra automatiku.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasit në kërkim:
Q. D., 40 vjeç, banues në fshatin Mamëz.
Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, e cila e ka dënuar këtë shtetas me 5 vite e 8 muaj burgim, ku i kanë mbetur për vuajtje 3 vite, 6 muaj e 3 ditë burgim, për veprat penale: “Dhuna në familje“, “Ngacmimi seksual“ dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit“.
Në prill të vitit 2024, ky shtetas u arrestua pasi bashkëshortja e tij kishte bërë kallëzim për dhunë në familje, si dhe dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy vajzat e tij të mitura.
Gjatë kontrollit në banesë, u gjetën dhe u sekuestruan: 14 kapsolla denator, 2 fitilë zjarrpërcjellës, 1 granatë ofensive dhe 5 krëhera automatiku.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

