Rama replika me "simbole"/ Kryeministri tregon vijëmsinë e investimeve postim pas postimi
Opozita i kërkon dorëheqjen dhe e akuzon, por kryeministri Edi Rama po qëndron larg replikës direkte, por një mesazhet këtë të shtunë i përcolli përmes simbolika.
Postime në rrjete sociale nga mëngjesi në mbrëmje që përfshinin nga investimet tek festimet, duket se synojnë të tregojnë vijimësinë e punës.
Kryeministri Edi Rama, ndryshe nga rivalët e tij politike, mesazhet e tij këtë të shtunë i shprehu me simbolika, më shumë se me fjalë!
Kreu i qeverisë, sic e ka bërë traditë ndau në orën 08:00 të mëngjesit, mesazhin e parë në rrjetet sociale, ku urimin për një fundjavë të mbarë e shoqëroi me këto pamje nga rruga panoramike e Shirokës, që do të krijojë një lidhje të re mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.
Pak orë më vonë i bëji jehonë dronit të parë bujqësor tashmë në shërbim të fermerëve në Shkodër e Fushë Krujë.
Në mesazhin e trete, në rrjetet sociale, Rama kujtoi se në të gjithë vendin po vijon operacioni kundër paligjshmërisë, duke shpërndarë pamje nga shembja e një godine pa leje
“Vijojmë punën, pa të shtunë, pa të dielë”,-shkruan Ai në Postim.
Kreu i qeverisë ndau më pas në rrjetet sociale këto pamje nga zona e Velivarit, në Dibër, që tregojnë turistë që i gëzohen borës
Në orët e mbrëmjes, postoi një kartolinë me atmosferën festive të fundivit nga Bashkia e Konispolit
