Berisha nga "foltorja" e Kurbinit: Opozita është shtylla e sovranitetit të vendit tuaj!

Kryedemokrati Sali Berisha ka folur para demokratëve të Kurbinit nga “foltorja” ku ai në fjalimin e tij ka përmendur një projekt ku thënë nga ai, Shqipëria rrezikohej të mos kishte opozitë.

Berisha e ka cilësuar rolin e opozitës si tepër thelbësore në politikën e vendit, duke përshkruar atë si shtyllë sovraniteti.

“Në nje projekt ku ishte Shqipëria pa opozitë apo Shqipëria   falls opozitë, opozitë të kontrolluar. Ai projekt u gropos njëherë e përgjithmonë, falë guximit, kurajës, trimërisë, tuaj të idealeve.

Njerëz atdhedashës. Njerëz të sovraniteti të vendit tuaj. Opozita është shtyllë sovraniteti dhe një vend që nuk ka opozitën nuk sovranitet të brendshëm.”- tha ai.