Hysaj: Më 22 dhjetor protestohet, sepse shumë shqiptarë ndihen të lodhur nga pasiguria dhe të padëgjuar nga institucionet

Demokratja Jola Hysja iu bën thirrje shqiptarëve t’i bashkohen protestës së thirrur nga opozita më 22 dhjetor.

“Më 22 dhjetor ora 18:00, protestohet sepse shumë shqiptarë ndihen të lodhur nga pasiguria dhe të padëgjuar nga institucionet.

Sepse dinjiteti i jetës së përditshme, puna e ndershme dhe shpresa për të ardhmen nuk duhet të jenë privilegj.

Protestohet me qetësi dhe përgjegjësi, jo kundër njëri-tjetrit, por për të rikthyer besimin se ky vend mund të funksionojë për qytetarët e vet”, shprehet Hysaj.