"Në revoltë kundër krimit"/ Balliu thirrje për protestën e 22 dhjetorit: Sot më shumë se kurrë, të përballemi me pushtetin!

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka zhvilluar një takim me degën nr.16 në zonën e Astirit teksa ka bërë thirrje ndaj gjithë demokratëve për protestën e opozitës në ditën e hënë të 22 dhjetorit në orën 18:00.

Pritet që këtë të hënë të diskutohen zhvillime aktuale politike dhe qendrimin e opozitës ndaj qeverisë.

Ndërkaq nisma e demokratëve do të jetë thirrja për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie teknike.