FOTO+VIDEO/ E arrestuar për skandalin me tenderat e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj e shoqëruar nga policia, mbërrin në SPAK

Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj është paraqitur sot në GJKKO me makinë policie. 

Po ashtu edhe zëvendës drejtoresha Hava Delibashi ështe paraqitur pak më parë në Prokurorinë e Posaçme.

Zyrtarja e lartë ka mbërritur më makinë policie, pasi ndaj saj është caktuar masa e “arrestit në shtëpi”.

I shoqëruar me avokatin e saj, ajo ka kyçur gojën para gazetarëve, ndërsa avokati tha se “nuk kemi asnjë koment në këto momente”.

Gazetarët e pyetën në lidhje me rrëmbimin e biznesmenit Gerond Meçes, por Karçanaj nuk dha asnjë prononcim.

Kujtojmë qe te martën e 16 dhjetorit, SPAK dhe BKH goditen një grup të dyshuar kriminal, i cili akuzohet se manipulonte tenderat e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, AKSHI, përmes pengmarrjes apo dhunës.

Bazuar në kërkesën e SPAK, Gjykata e Posaçme caktoi masa sigurimi për tetë persona, përfshi drejtoreshën e AKSHI, Mirlinda Karçanaj dhe zv. drejtoreshën Hava Delibashi të cilat u vendosën në “arrest shtëpie”.