Rika e preferuara e Elbasanit / Molla: Çmimet për gjelin e detit priten të rriten me kalimin e ditëve...

Gazetari Enes Molla raportoi në "Ora News" për përgatitjet e qytetarëve të Elbasanit për festat e fundvitit, duke theksuar se gjeli i detit, veçanërisht ai i Peqinit, mbetet produkti kryesor i tavolinave festive.

"Qytetarët e Elbasanit janë duke u përgatitur për të organizuar festën e fundvitit dhe padyshim kryesori i tavolinës së fundvitit mbetet gjeli i detit.

Duhet të themi që në qarkun e Elbasanit, në qytetin e Peqinit fermerë të cilët prej vitesh janë duke rritur gjelin e detit në formën tradicionale të tyre prej gati 9 muajsh.

Ato janë kujdesur duke hedhur ushqime të ndryshme dhe duke ushqyer bio gjelin e detit të Peqinit, ku shumë shpejt ka nisur dhe tregu që ai të tregtohet.

Rika është ajo më e preferuara nga qytetarët e Elbasanit.

Është gati 10 milek kilogrami, ndërsa gjeli i detit shkon në 9 milek kilogrami.

Duhet të themi që këto çmime janë pak a shumë të njëjta si në vitin e kaluar por pritet që ditët e fundit të kemi rritje, por mund të kemi dhe ulje pasi do të shihet konsumi", u shpreh Molla.