Hetimet për AKSHI-n/ Tenderat, Dervishi: Biznesmeni shqiptar që guxon të konkurrojë, peng i rivalëve e Policisë

Gazetari Lutfi Dervishi ka reaguar pas hetimeve të SPAK ndaj zyrtarëve më të lartë të AKSHI-t dhe personave të tjerë, që dyshohet se kanë përfituar tendera në këtë institucion.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Dervishi shkruan se biznesmenët e huaj zakonisht nuk hyjnë në tender këtu, pasi hyjnë si fitues të paracaktuar.

Sipas Dervishit, ata biznesmenë shqiptarë që guxojnë të konkurrojnë, merren peng nga rivalët me asistimin e Policisë, teksa i referohet përfshirjes së numrit dy të Policisë së Tiranës, Erion Ismaili.

‘Kështu ndërtojmë kapitalizmin tonë, me forcat tona dhe për veten tonë’, shkruan Dervishi.

Statusi

Biznesmenët e huaj zakonisht nuk hyjnë në tender këtu.

Ata që hyjnë, hyjnë si fitues të paracaktuar.

Biznesmeni shqiptar që guxon të konkurrojë, merret peng nga rivalët, me ndihmën e policisë.

Kështu ndërtojmë kapitalizmin tonë, me forcat tona dhe për veten tonë.