Paga në sektorin e shërbimeve u rrit deri në 29,4% në tremujorin e tretë 2025

Sipas të dhënave të INSTAT, paga mesatare për punonjësit e sektorit të shërbimeve shënoi rritje të ndjeshme në tremujorin e tretë të vitit 2025 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Rritjet më të larta u regjistruan në aktivitetin e pasurive të paluajtshme me 29,4% dhe në hotele me 26,2%, ndërsa paga mesatare u rrit gjithashtu në tregti me shumicë dhe pakicë me 14,5% dhe në bar-restorante me 11,8%.

Sipas INSTAT, indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje të konsiderueshme në pasuritë e paluajtshme me 38,0%, bar-restorante me 10,6% dhe informacion dhe komunikacion me 8,1%, ndërsa punësimi u rrit kryesisht në hotele me 7,3%, tregti me shumicë dhe pakicë me 4,4% dhe transport, magazinim dhe postë me 3,9%.

Aktiviteti i sigurimit dhe hetimit shënoi një ulje të lehtë me 1,1%.

INSTAT nënvizon se treguesit tremujorë konfirmojnë një zhvillim të qëndrueshëm të sektorit të shërbimeve, duke reflektuar efektet pozitive të rritjes së konsumit dhe investimeve në aktivitetet kryesore.