Prenci: Bizneset shqiptare në 'depresion ekonomik', ja faktorët kryesorë
I ftuar në “Ora News”, kryetari i shoqatës së fasonëve, Edvin Prenci, paralajmëroi se bizneset eksportuese shqiptare po përballen me një krizë të thellë ekonomike, të nxitur nga luhatjet e kursit të këmbimit dhe rritja e kostove.
"Mendoj që biznesi shqiptar sidomos bizneset eksportuese tashmë ndodhen në një depresion ekonomik përtej depresionit mund ta quajmë dhe një presion ekonomik.
Humbja e konkurueshmërisë ka pasur pasojat e saja, por ajo nuk ka ardhur veçmas, ose nuk ka ardhur për efekt të keqmenaxhimit të bizneseve.
Faktori kryesor ka qenë kursi i këmbimit, ku mendoj se nuk ka ndikuar vetëm tek sektori eksportues, por ka ndikuar dhe tek remitancat dhe çfarëdolloj tjetër ndërhyrje.
Mosstabiliteti, mosnjohja dhe mosmenaxhimi në mënyrën e duhur të kursit të këmbimit, pra luhatjet e shpeshta, në disa momente drastike kanë çuar jashtë çdo koncepti dhe analize të një biznesplani të mirëfilltë në këto lloje biznesi.
Kjo ndikohet dhe nga rritja e kostove", u shpreh ndër të tjera Prenci.
Për më shumë ndiqni intervistën e plotë:
