Noka akuzoi Arlind Boshkun si bashkëpunëtor të Ani Dyrmishit e Ergys Agasit, kandidati i PD në Durrës NXJERR FOTON: Bëri fushatë për ta

Në mbledhjen e Kryesisë së PD javën e kaluar, Flamur Noka ka akuzuar Arlind Boshkun i cili mori pjesë në takimin e Salianjit në Durrës si njeri të Ani Dyrmishit dhe Ergys Agasit.
“Në Durrës nuk kanë qenë demokratë. Arlind Boshku dhe Tan Burgia janë zara të Dyrmishit dhe Ergysit.”-mësohet të jetë thënë në mbledhjen e kryesisë.
Por në një reagim në rrjetet sociale kandidati i PD në durrës në zgjedhjet e 11 majit Ndrec Pjetri ka nxjerrë një foto nga fushata duke hedhur poshtë pretendimet e Nokës se Boshku ka bërë fushatë për PS-në.
Madje në foto duket edhe deputeti aktual i PD në listën e mbyllur në durrës Artan Luku.

Statusi:
Falenderoj perzermersisht mikun tim Arlind Boshku per te gjithe mbeshtetjen e dhene gjate zgjedhjeve te 11 Majit!
Kohet e fundit eshte perfolur per perkrahjen e tij ndaj funskionareve te PS gje e cila nuk eshte aspak e vertete!
Dhe Po! Une Ndrec Pjetri deklaroj se kam patur mbeshtetjen e tij si Kandidat I Listes se hapur ndaj perballjes ne cdo zone elektorale kunder Partise Socialiste duke u munduar te nxjerrim fituese forcen tone gjithashtu familjen tone politike “Partine Demokratike”.
Vlerat dhe Perkrahja ndaj njeri tjetrit si Demokrate hedhin poshte cdo mundesi baltosjeje qe kerkon te beje pis punen e paster!
Te gjithe te bashkuar dhe me te forte per Partine Demokratike dhe Shqiperine.