DETAJE TË REJA nga aksioni i SPAK/ Gerond Meçe u mor p*ng nga Agasi dhe Beqiri për t'u tërhequr nga gara për tendera
Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me aksionin e Prokurorisë së Posaçme.
Sipas hetimeve të SPAK rezulton se biznesmeni Gerond Meçe është marrë peng nga Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri në bashkëpunim me zyrtarë të Policisë së Shtetit duke e detyruar që të dorëhiqet nga tenderat në lidhje me AKSHI.
Pas disa orësh shantazh ai është detyruar që të heqë dorë edhe nga ankimimet në lidhje me tenderat, që më vonë i janë dhënë biznesmenit Ermal Beqiri.
Operacioni i SPAK:
Prokuroria e Posaçme ka lëshuar 8 masa sigurie në lidhje me dyshime për abuzime me tenderat e AKSHI.
Mësohet se është firmosur “Arrest me burg” për Ergys Agasin dhe Ermal Beqirin.
Ndërkohë “Arrest në shtëpi” është vendosur për drejtoreshën e KSHI Mirilda Karçanaj dhe zv drejtoreshën Hava Delibashin.
Ndërkohë “Pezullim nga detyra” dhe “Ndalim për të dalë jashtë vendit” është lëshuar për Erion Ismailin.
Andis Papa, Gëzim Hoxha, Rogers Rryta janë personat ndaj të cilëve është vendosur masa e sigurisë “Ndalim për të dalë jashtë vendit”.
Të dyshuarit dhe masat:
Ergys Agasi, biznesmen – “arrest me burg”
Ermal Beqiri, biznesmen – “arrest me burg”
Mirilda Karçanaj, drejtoreshë e AKSHI – “arrest në shtëpi”
Hava Delibashi, zv.drejtoreshë e AKSHI – “arrest në shtëpi”
Andis Papa, biznesmen – “ndalim për të dalë jashtë vendit”
Gëzim Hoxha, biznesmen – “ndalim për të dalë jashtë vendit”
Rogers Rryta, biznesmen – “ndalim për të dalë jashtë vendit”
Erion Ismaili, zv.drejtor për hetimin e Krimit në Policinë e Tiranës – “pezullim nga detyra” dhe “ndalim për të dalë jashtë vendit”

