“Mrekullia mbi Akull” - Presidenti Trump nderon ekipin legjendar të hokejit

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka pritur në Zyrën Ovale, anëtarët e ekipit të hokejit mbi akull të SHBA-se – që fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 1980, në Lake Placid – në atë që mbahet mend si “Mrekullia mbi Akull”.

Ekipi amerikan tronditi favoritët kryesorë, Bashkimin Sovjetik dhe më pas siguroi një medalje ari me një tjetër fitore ndaj Finlandës.

Trump priti dje lojtarët në Shtëpinë e Bardhë dhe nënshkroi një projektligj që i nderon ata me Medalje të Arta të Kongresit.

“Ky ishte një nga momentet më të mëdha që kam parë ndonjëherë në sport. Dhe më pëlqen sporti. Këta janë lojtarët që na dhanë një nga fitoret më të famshme atletike të të gjitha kohërave”, tha Trump.

“Quhet Mrekullia mbi Akull, dhe mendoj se kjo ishte ajo që ndodhi”, shtoi ai.

Anëtarët e tanishëm të ekipit mbanin kapelet që kishin vendosur në ceremoninë e hapjes së Lojërave, 45 vjet më parë.