Rritje e ''ftohtë'' e pagave/ Paga mesatare rritet me ritme më të ngadalta në tremujorin e tretë të 2025

Ritmet e rritjes së pagave në Shqipëri kanë hyrë në një fazë ngadalësimi.

Sipas të dhënave të INSTAT, paga mesatare në tremujorin e tretë 2025 arriti në 83 mijë lekë, me një rritje prej 7.3%, ndjeshëm më e ulët se një vit më parë, kur rritja kapte nivelin e mbi 8%.

Sipas ekspertit të punësimit Erion Muço ky ngadalësim lidhet me disa faktorë.

Ndër sektorët më të paguar, në krye mbeten financat dhe teknologjia, çka eksperti e lidh me disa arsye.

Rritjen e pagave në ndërtim në nivelin e 12,8 % Muço e lidh me mungesën e fuqisë punëtore.

Në tregun e punës, diferencat gjinore mbeten shqetësuese, pasi pjesëmarrja e grave ka rënë.

Lidhur me punësimin, por edhe me raportin e fundit të BERZH në të cilën thuhej se 23% e te rinjve të diplomuar shqiptarë gjatë vitit 2024 kanë emigruar, eksperti apelon për politika reale rikthimi, oferta konkrete pune dhe meritokraci.

Ndërkohë të dhenat e fundit të INSTAT tregojnë se niveli i papunësisë në tremujorin e tretë të vitit 2025, për grupmoshën 15 vjeç e lart rezulton 8,1 %, shifër kjo thuajse e pandryshuar me po të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.