Humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me murin e tunelit në Pogradec, lëndohen 2 persona

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:35, në tunelin në hyrje të qytetit të Pogradecit.

Një automjet tip “Volkswagen”, që drejtohej nga një 34-vjeçar nga Memëlishti, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke u përplasur me murin anësor të tunelit.

Si pasojë e përplasjes janë plagosur drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, 35 vjeç, të cilët janë dërguar në spitalin e Pogradecit për ndihmë mjekësore.

Rrethanat e aksidentit janë ende në hetim.

Njoftimi:

Më datë 12.12.2025, rreth orës 22:35, në tunelin në hyrje të qytetit të Pogradecit, shtetasi A. Z., 34 vjeç, banues në Memëlisht, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen” dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga, ku është përplasur me murin anësor të tunelit.

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi, shtetasi A. Z., dhe shtetasi E. T., 35 vjeç, banues në Memëlisht, pasagjer në mjet, të cilët u dërguan në spitalin e Pogradecit, për të marrë ndihmën mjekësore.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.