Gjykata Kushtetuese ktheu Ballukun në detyrë/ Publikohet në Fletoren Zyrtare vendimi
Gjykata Kushtetuese ktheu në detyrë zv.kryeministren, njëherësh ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
Ndërkohë vendimi i Gjykatës Kushtetuese është publikuar edhe në Fletoren Zyrtare.
Me shumicë votash të gjyqtarëve kushtetues, u vendos shfuqizimi i pezullimit të Ballukut, pra pesë gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese kanë votuar pro pranimit të kërkesës së Ramës, ndërsa tre të tjerë kanë votuar kundër shqyrtimit të çështjes së pezullimit të Ballukut.
Në vendimin e plotë, thuhet se në mbledhjen e gjyqtarëve votuan pro vendimit të GJKKO gjyqtarët Sonila Bejtja, Gent Ibrahimi Sandër Beci, Marjana Selimi dhe Fiona Papajorgji, ndërsa kundër votuan Ilir Toska, Marsida Xhaferllari dhe Asim Vokshi.
Ndërkohë më 22 janar, në një seancë publike që do të nisë në orën 10:00, Kushtetuesja do të shqyrtojë ankimin e Ramës për të cilin do duhet të shprehet nëse GJKKO e ka fuqinë apo jo të pezullojë një anëtar të Këshillit të Ministrave.
Në këtë seancë, përveç qeverisë që është palë në çështje, Kushtetuesja ka thirrur edhe përfaqësues nga SPAK, GJKKO, Kuvendi dhe Presidenti si subjekte të interesuara.

