Avokati i Popullit, Hoxha: Endri Shabani nuk plotëson kushtin e të qenurit avokat aktiv, dyshoj te figura e tij! Klodian Braho, do vijojë në rrugën e Dumanit
Në një lidhje direkte për OraNews ka qenë avokati Arbër Hoxha për të diskutuar lidhur me vendimin e mbrëmjes së djeshme në Kuvendin e Shqipërisë për Avokatin më të ri të Popullit, i cili me votëbesim u zgjodh Endrit Shabani.
Avokati u shpreh se procesi i votimit të Avokatit të Popullit ishte kontraversial. Por sipas tij, figura e Endri Shabani për pasur këtë post duhet të ishte më e gjithëpranuar nga opozita.
“Procesimi i votimi ishte kontraversial. Fillimisht me disa firma pastaj me heqjen e firmave, tërheqjen nga vullneti dhe gjithë të tjerat.
Unë nuk kam asgjë kundër Endri Shabanit, mendoj që ka qenë një opozitar i mirë brenda kahut të opozitës, për aq mundësi sa ai ka pasur.
Ka bërë disa kallëzime në SPAK kundrejt disa funksionarëve zyrtarë. Mund të ishte zgjedhur më e gjithëpranuar nga opozita.
Në të gjithë vendet evropiane që e kanë një institucion të tillë, kriteri është që duhet të jesh avokat aktiv, apo person në fushën e drejtësisë dhe në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut për një kohë mbi 15 vjet, gjë që z. Shabani nuk e plotëson dot”-u shpreh Hoxha.
Ndërsa lidhur me zgjedhjen e Klodian Brahos në krye të Prokurorisë së Posaçme, Hoxha theksoi se votimi i tij ishte i pritshëm dhe nuk kishte garë në raport me kandidatët e tjerë.
"Do të vazhdojë rrugën e Dumanit, si njeriu më i afërt i tij", u shpreh avokati Arbër Hoxha.

