Veliaj humbet jo vetëm lirinë, por edhe mbrojtjen/ Kryebashkiakut të burgosur i ikën avokati, Shteti ia gjen një tjetër
Erion Veliaj ditën e sotme është paraqitur në seancën paraprake në GJKKO, ku janë shqyrtuar kërkesat e tij procedurale.
Gjatë seancës, ish-kryebashkiaku i Tiranës përsëriti kërkesën për të mos qendruar brenda kafazit gjatë zhvillimi të gjyqit, por trupa gjykuese e ka rrëzuar këtë kërkesë për të disatën herë.
Menjëherë pas këtij vendimi, Veliaj njoftoi tërheqjen e avokatit të tij mbrojtës, Artan Gjermeni.
Ndërkaq, në mungesën e një përfaqësuesi ligjor, gjykata ka caktuar avokaten Valentina Teodoresku për ta mbrojtur ish-kreun e bashkisë Tiranë, në vijim të procesit gjyqësor.
Tashmë seanca është shtyrë për vijim procedural, ndërsa mbetet të shihet se si ka për të ndikuar ky ndryshim në strategjinë e mbrojtjes ligjore të Erion Veliajt.
Ndërkaq, bëhet me dije se seanca gjyqësore në GJKKO është shtyrë për në datën 5 janar 2026.
