Lirohet nga detyra zëvendësministri i Brendshëm Julian Hodaj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Dhjetor 2025, 16:11
Këshilli i Ministrave ka shkarkuar nga detyra një tjetër numër dy në ministrinë e Punëve të Brendshme. Bëhet me dije se në mbledhjen e sotme është vendosur lirimi nga detyra i Julian Hodajt.
Po në Ministrinë e Brendshme, disa javë më parë u shkarkua një tjetër zv/ministër, Andi Mahila, pasi u kap duke pirë cigare në ambientet e mbyllura.
LIRIM NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. Julian Hodaj, zëvendësministër i Brendshëm, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
