Avokati i Popullit, Kalaja: Berisha dhe PD-ja më shitën për Shabanin
Adriana Kalaja, një ndër gjashtë kandidatet për Avokat Populli, ka reaguar me kritika pas zgjedhjes së Endri Shabanit në këtë post.
Kalaja ka ngritur akuza ndaj Sali Berishës, se ky i fundit bashkë me deputetët e opozitës e ‘kanë shitur’, për Endri Shabanin, të mbështetur nga PS-ja, duke i dhënë atij firmat.
Kalaja thotë se Berisha dhe PD-ja kanë shkelur kontributin e saj në këtë forcë politike, duke pranuar marëveshjen me sorosistin Shabani.
“Fakti që Kreu i Organizatës Kriminale, ngrihet e shkon në Kuvend për të çuar deri hë fund “marëveshjen” me PD dhe opozitën, nga frika se mund t’i rridhte 1 votë pro meje, është fitorja ime e rradhës. Nga ana tjetër, 69 vota kundër të banditëve të tij me urdhër, tregon frikën e tij jo ndaj meje, por ndaj emrit dhe kontributit tim, kontribut në fakt që e shkeli si Partia Demokratike ashtu edhe Z. Berisha, përsa kohë pranoi marëveshjen me sorosistin Shabani”,- shkruan Kalaja ndër të tjera në fb.
