Tiranë/ 33-vjeçari ndërron jetë pasi vetëhodh nga ballkoni, dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Dhjetor 2025, 12:27
Në Tiranë është regjistruar një ngjarje e rëndë, ku një 33 vjeçar i identifikuar me iniciale B.B., i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga ballkoni i banesës së vet.
Ngjarja ka ndodhur specifikisht në rrugën “Bedri Karapici” në kryeqytet.
Burimet bëjnë me dije se dyshohet që motivimi i vetëhedhjes nga ballkoni të jetë nxitur nga probleme të shëndetit mendor.
Fatkeqësisht 33-vjeçari nuk i ka mbijetuar dot rëniës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
