Dr*ga në shitje te Komuna e Parisit, arrestohen në flagrancë 2 shtetas
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Dhjetor 2025, 13:31
Dy të rinj janë arrestuar tek Komuna e Parisit në Tiranë, pasi u kapën në flagrancë duke shitur drogë.
Njoftimi i Policise
Kapen në flagrancë me një sasi kokaine , si rezultat i operacionit policor “Target”,shtetasit A.V., dhe E.DH, 33 vjec të dy banues në Tiranë.
Këta shtetas u arrestuan në zonën e Komunës së Parisit, me 250 gramë lëndë narkotike të dyshuar kokainë, të cilën dyshohet se do ta shisnin në lokalet e kësaj zone.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të punës intensive për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin “Target”.
