Gara për kreun e SPAK/ Elvin Gogaj prezanton platformën: Kam hetuar çështje të zyrtarëve të lartë publik
Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) po zhvillon sot mbledhjen për zgjedhjen e kreut të ri të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Në garë janë katër kandidatë: Adnand Xholi, Elvin Gogaj, Doloreza Musabelliu dhe Klodian Braho.
Elvin Gogaj është i treti në radhë që paraqet platformën e tij në rast se zgjidhet në krye të SPAK.
Ai ka renditur shtyllat se ku do të bazohet drejtimi I tij në krye të SPAK.
Prokurori Elvin Gogaj: Kam eksperience 26-vjecare në sistemin e drejtësisë. SPAK duhet të mbetet institucioni kyç në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Rrugëtimi im ka nisur në vitin 1999. Kam hetuar çështje të zyrtarëve të lartë publik. Kam hetuar çështje me rrezikshmëri të lartë. Ngritjen e akuzës e kam bazuar vetëm në prova dhe duke kërkuar masa në proporcianalitet me objektin e hetimit, Bashkëpunimi im do bazohet në grup.
Shtyllat e vizonit tim:
Në luftën e pandërprerë në luftën kundër korrupsionit dhe krimi
Në konsolidimin e institucionit përmes përmirësimit të strukturës dhe shtimin e kapaciteteve njerëzve me ekspertë nga fusha të ndryshme
Në forcimi me partnerët ndërkombëtarë në luftën kundër krimit organizuar dhe korrupsionit.
Forcimin e besimit tek publiku.
Këto do përbejnë thelbin e qasjes time ndaj drejtimin e SPAK.

