EMRAT+VIDEO/ Vidhnin para dhe sende të ndryshme në lokalet afër plazhit, kapen në flagrancë ‘skifterat' e Durrësit

Dy të rinj, Ernis Haxhi dhe Mariglen Ibrahimi, janë arrestuar ditën e sotme në Durrës, pasi u kapën në flagrance duke vjedhur para dhe sende të ndryshme në lokalet afër plazhit.

NJOFTIM I POLICISË:

U kapën në flagrancë  nga Policia e Durrësit dy shtetasit E. H., 29 vjec dhe M.l.,  25 vjec , teksa ishin duke vjedhur para dhe një bicikletë në lokalin e shtetasit B.M.

Gjithashtu, këta shtetas dyshohet se kanë vjedhur një lokal-piceri, në pronësi te shtetasit A.G.,një shumë prej 3 milionë lekësh dhe një aparat telefonik.

Shërbimet e Policisë sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një pjesë të shumës së lekëve të vjedhura dhe  një aparat cellular.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm  Durrës, për veprën penale "Vjedhja në bashkëpunim", parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.