Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, reagon Rama: Punë të mbarë drejtuesit të ri, do ketë mbështetjen tonë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar nëpërmjet një mesazhi në platformën X, për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK.

Kryeministri Rama shprehet se Klodian Braho i cili u zgjodh me 7 vota pro, meriton përgëzime për arritjet e pamohueshme të SPAK, në tri vitet e drejtimit të tij.

Më tej kryeministri nënvizon se SPAK do të ketë mbështetjen e palëkundur për të përmbushur në pavarësi e kushte optimale misionin e vet.

Reagimi:

Punë të mbarë drejtuesit të ri të SPAK-ut, i cili u zgjodh sot mes katër kandidatësh për të çuar më tej punët e mandatit të tretë të institucionit, duke marrë stafetën nga drejtuesi aktual, që meriton përgëzime për arritjet e pamohueshme të SPAK-ut në tre vitet e drejtimit të tij.

SPAK ka pasur, ka dhe do të ketë mbështetjen e palëkundur të shumicës sonë qeverisëse, për të përmbushur në pavarësi e kushte optimale misionin e vet.