Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-Zv.Ministres së Brendshme Rovena Voda
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 11 Dhjetor 2025, 15:52
Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin e fajësisë për ish zv ministren e brendshme Rovena Voda.
Në Dhomë Këshillimore, Gjykata e Lartë vendosi mospranimin e rekursit duke lënë në fuqi vendimin e Apelit të GJKKO që e dënoi ish-zyrtaren e lartë me 10 muaj burg me gjykim të shkurtuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.
Voda u hetua dhe gjykua nën masën arrest shtëpie si dhe për të u dha dënimi plotësues i heqjes së të drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vite
