PAMJE/ Aksident në aksin Fier-Levan, autobusi nxjerr nga rruga “Audi-n”, makina përfundon në kanal

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Fier- Levan në vendin e quajtur “ Kthesa e Azotikut.

Paraprakisht mësohet se një autobus që udhëtonte në drejtim të Vlorës është përplasur me një automjet tip “ Audi” i cili ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës , por fatmirësisht pa të lënduar.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të këtij aksidenti dhe disiplinimin e trafikut.