Më pak interes për mësimin?! Llazo: Interesi i procesit të të nxënit, vitet e fundit ka ardhur në ulje

Ekspertja e arsimit, Ana Llazo në një intervistë në Ora News u shpreh se interesi i procesit të të nxënit në vitet e fundit ka ardhur në ulje.

Llazo: E parë nga këndvështrimi im, interesi i procesit të të nxënit në përgjithësi këto vitet e fundit ka ardhur në ulje.

Në mos gaboj kemi diskutuar edhe herë të tjera në studion tuaj përsa i përket botës dixhitale dhe teknologjisë.

Dhe unë mendoj se ky është një faktor i cili ka ndikuar shumë thellësisht në ditët e sotme.

Ky proces i të nxënit pra që vjen gjatë gjithë kohës në ulje, unë mendoj që duhet parë më së miri dhe duhet rishikuar mënyra sesi këta nxënës marrin informacionin apo marrin mësimet e leksionet.

Dhe më pas mendoj që duhet një formë apo një qasje e re, një formë ndryshimi dhe një qasje re për ta përballuar këtë sfidë që nuk është vetëm për nxënësit por gjithashtu edhe për edukatorët në përgjithësi pra për mësuesit dhe pedagogët.