Bashkëpunimi SPAK-SHBA/ Ambasada amerikane: Shpresojmë që Prokuroria e Posaçme të bashkëpunojë në këtë nivel me pasardhësin e Dumanit

Zëvendësdrejtori për Europën Perëndimore dhe Qendrore të SHBA-së, Lyn Debevoise, ka zhvilluar një vizitë në SPAK për të diskutuar bashkëpunimin kundër krimit ndërkombëtar.

Gjatë vizitës, Debevoise shprehu vlerësimin e Shteteve të Bashkuara për punën e Kryeprokurorit Altin Dumani, dhe për bashkëpunimin e ngushtë me agjencitë amerikane të zbatimit të ligjit.

Një bashkëpunim i cili synon të luftojë rrjetet e paligjshme që kërcënojnë sigurinë e SHBA-së dhe të adresojë korrupsionin që pengon kompanitë dhe investitorët amerikanë në Shqipëri.

Ambasada Amerikane nëpërmjet një postimi në Facebook e ka vlerësuar standartin e lartë të bashkëpunimit të SPAK me agjencitë ndërkombëtare, një shembull ky që shpresohet të vazhdojë edhe me pasardhësin e Dumanit.